Shqipëria treg kryesor e ka Kosovën e Serbinë

Autori:Zekirja Shabani

Ndryshe nga një vit më parë, tregtarët shqiptarë kanë rritur shkëmbimet në rajon. Këtë vit, eksportet janë rritur më shumë se dy herë, e atë kryesisht në Serbi.

të dhënat tregtare tregojnë se Serbia prej vitesh ka kryesuar në tregtinë rajonale, por këtë vit ka përforcuar më tej pozitat tregtare. Pesha e saj në importe u rrit gati 5 pikë përqindje, duke arritur në 65% të importeve që Shqipëria merr nga Ballkani, raporton Gazeta Fjala.

Me ritme më të ulëta u rritën eksportet shqiptare drejt këtij tregu, por gjithsesi kanë bërë që Serbia të jetë destinacioni i dytë, pas tregut kosovar.

kosov serbi

Pavarësisht problemeve historike mes lobeve të tregtisë të krijuara në rajon, të cilat kanë mbetur të dukshme në pjesën Shqipëri-Kosovë, tregtarët vlerësojnë se ka pasur përmirësim të kushteve të tregut për një grup të kufizuar mallrash.

Prej vitesh në këtë treg kanë kryesuar eksportet e materialeve të ndërtimit (hekur e çimento). Dy vitet e fundit, këto produkte janë zëvendësuar dukshëm me lëndë djegëse e prodhime agroushqimore./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-treg-kryesor-e-ka-kosoven-e-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala