Shqipëria pret rritje ekonomike në tri vitet e ardhshme

Autori:Gazeta Fjala

Banka Botërore parashikon që Shqipëria të ketë rritje ekonomike në tri vitet e ardhshme falë klimës së përmirësuar për biznes dhe rritjes së eksporteve.

Ekonomia shqiptare që për këtë vit ishte 2.7%, sipas Bankës Botërore, pritet të rritet me 3.4% në vitin 2016 dhe me 3.5% në vitin 2017.

Po ashtu, sipas raporteve të Bankës Botërore, pritet ulje edhe e varfërisë, megjithë se me ritme të ngadalta.

“Varfëria pritet të vazhdojë të ulet, ndonëse me ritme të ngadalta. Varfëria, e matur me të ardhura prej 5 dollarësh në ditë, u rrit në 47.5% në vitin 2012 nga 46.7% në vitin 2008 dhe shënoi rënie të lehtë në 46.7% në vitin 2014,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Sipas BB-së, në vitin 2015 niveli i përgjithshëm papunësisë ka mbetur thuajse i pandryshuar, kurse ka pasur rritje të papunësisë për grupmoshat e reja./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-pret-rritje-ekonomike-ne-tri-vitet-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala