Shqipëria po u frikësohet shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia

Autori:Avdyl Pajaziti

Data 8 tetor e ndeshjes hisotrike, Shqipëri – Serbi po afrohet. Mediat serbe shkruajnë sot se Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet e sigurisë, po punojnë që të parandalojnë ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Sipas gazetës “Sport” në Serbi, këto dy autoritete frikën më të madhe e kanë nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë. “Autoritetet Shqiptare kanë filluar të punojnë dhe të bashkëpunojmë me shërbimet e sigurisë, në mënyrë që të parandalojnë plotësisht çdo skenë të pakëndshme. Dhe nga kush ata ndihen të rrezikuar? Nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan ‘supersport.rs’.

Sipas këtij portali, shqiptarët janë të vetëdijshëm se çdo incident mund të rezultojë me humbjen e pikëve. /Albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-po-u-frikesohet-shqiptareve-nga-kosova-dhe-maqedonia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala