Shqipëria, një destinacion për turizëm dhe interes për prona

Autori:Avdyl Pajaziti

Rritja e numrit të vizitorëve, fluturime të reja dhe kosto e ulët e jetesës po nxisin zhvillimin e kërkesës për prona në Shqipëri. Kështu është shprehur kreu i një resorti në vend.

Shqipëria ka parë një rritje nga vizitorët e jashtëm me 167% gjatë TM3 të 2014, duke iu referuar zyrës së statistikave INSTAT. Numri i vizitorëve nga Azia u rrit me 42.34% nga viti në vit dhe nga Evropa Perëndimore me 24.7%.

Peter Walshe, kreu i resortit “Lalzit bay Resort and Spa” thotë: “Shqipëria është duke kërkuar që të jetë një nga destinacionet për të udhëtuar këtë vit dhe si vend po fillon të njohë plotësisht potencialin e tregut të saj të turizmit, kjo është e sigurt se do të jetë vetëm fillimi”- tha ai, duke shtuar se në këtë linjë, “ne jemi të sigurt se do shohim një rritje të numrit të njerëzve që do jenë të interesuar për prona, sidomos në rajonin e Gjirit të Lalzit, për përdorim të tyre por edhe si një investim potencial. Shqipëria po dëshmon se është një zgjedhje për blerësit, nga vende të ndryshme”.

Vera e 2015 do të shohë një “shpërthim” të fluturimeve që do lidhen me kryeqytetin e vendit tonë, ndër të tjerë në Evropë, shkruan artikulli i OPP Today (Overseas Property Professional).

Një marrëveshje mes kompanisë Çeke të fluturimit dhe Travel Service do të sjellë fluturime të reja në mes Pragës dhe Tiranës, do të jenë gjithashtu edhe fluturime çarter nisur nga aeroporti Košice në Sllovaki, për në kryeqytetin shqiptar. Investitorët Kuvajtian janë gjithashtu në bisedime rreth fillimit të mundshëm të lançimit të fluturimeve shqiptare, që fluturojnë nga Tirana drejt vendeve evropiane që janë tepër të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit shqiptar.

Me këtë zgjerim, pritet edhe një tjetër, kompania italiane e aviacionit Vallée pritet që në vjeshtë të nisi fluturimet nga Rimini, Salerno, Bari dhe Pescara drejt Tiranës, duke e bërë kështu vendin ballkanas më të aksesueshëm nga shtetet fqinje.

Banka Botërore është duke përgatitur një strategji Kombëtare për Shqipërinë për 5 vitet e ardhshme, e cila do të fokusohet edhe në koordinimin dhe maksimizimin e rritjes së sektorit të turizmit.

“Vendi është duke u bërë i njohur si një destinacion tepër i përballueshëm për t’u vizituar, e cila siguron se është duke u bërë zgjedhje të lartë për një anë në rritje për investitorët e pronës dhe pushuesit”, thotë z Walshe.

Sipas Indeksit të Çmimeve të konsumit nga Numbeo, Shqipëria është 40 % më e lirë se sa Italia dhe ata ndahen thjesht nga 45 milje nga Adriatikut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-nje-destinacion-per-turizem-dhe-interes-per-prona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala