Shqipëria ngjitet në ranglisten e FIFA-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Fitorja me Armeninë ka ngjitur Kuqezinjtë 4 poziocione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.

Nga kundërshtarët në Grupin I kualifikues të Euro 2016 më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të. Pavarësisht disfatës ekipi armen është 2 shkallë më lart në renditje nga muaji mars.

Serbia është e 44-ta, duke 4 humbur vende. Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa ai danez është i 28-ti. Shqipëria rekordin e ka korrik të 2013 nën drejtimin e trajnerit aktual Gianni De Biasi ku u klasifikua e 37-ta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-ngjitet-ne-ranglisten-e-fifa-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala