Shqipëria në të zezë

Autori:Zekirja Shabani

Mbi 36 për qind e aktiviteteve ekonomike në Shqipëri zhvillohen në të zezë. Kjo çon në humbje të taksave të të ardhurave, mungesa e mbrojtjes së punës dhe konkurrencës së pandershme midis firmave, thuhet në një raport të fundit të BERZH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Institucioneve financiare ndërkombëtare kanë dhënë shifra të ndryshme për fenomenin e infomalitet në vendin tonë por të gjithë rezultat konkludojë për një nivel më të lartë se 30 për qind të ekonomisë informale në vendin tonë.

Ekonomia e zezë në këto nivele ka sjellë efektet negative kryesisht në dy drejtime. E para në nivelin e ulët në administrimit fiskal duke e renditur Shqipërinë si vendin e fundit në rajon për rendimentin e grumbullimit të tatimeve në raport me PBB ne vetëm nga 24 %, nga 29 për qind që është mesatarja rajonale. E dyta lidhet me konkurrencën e pandershme që janë duke krijuar bizneset që i shmangen taksave. Kompanitë serioze sipas studimit të BERZH e kanë gjithnjë e me të vështirtë të jenë konkurruese në një ambjet informal të tilla si në Shqipëri.

Sektori informal është një kontribuues i rëndësishëm për punësimin dhe prodhimin në Shqipëri. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 30% e fuqisë punëtore të përgjithshëm në sektorin e ndërtimit është e punësuar në mënyrë informale.

Qeveria shqiptare ka shtyrë implementimin e një strategjie kundër informalitetit. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi në fund të vitit që shkoi se, në muajin shkurt të këtij viti do të vihej në zbatim një strategji i mirëkordinuar kundër informalitetit, e cila vijon të jetë ende një projekt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-ne-te-zeze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala