Shqipëria në listën e vendeve më të korruptuara në botë

Transparency International e rendit Shqipërinë sërish në listën e vendeve më të korruptuara në botë.
Ajo është e 110-ta mes 174 vendeve të botës që janë pjesë e indeksit të korrupsionit. Siç shihet në hartën e publikuar nga britanikja “The Indipendent”, Shqipëria është me ngjyrë të kuqe, që tregon nivelin e lartë të korrupsionit.
Vendi më i korruptuar është Somalia, e ndjekur nga Sudani Jugor, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Vendi më pak i korruptuar është Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Suedia, Norvegjia e Zvicra./Lapsi.al