Shqipëria me konsullatë nderi në Gjakovë

Në Gjakovë hapet konsullata e nderit e Republikës së Shqipërisë.
Ambasadori Qemajl Minxhozin tha se vendimi tashmë është marrë dhe nga muaji shator do të emërohet edhe konsulli i nderit në Gjakovë, transmeton Gazeta Fjala.
Vendimi për vendosjen e konsullit të nderit në Gjakovë, është bërë i ditur në takimin mes kryetares Mimoza Kusari- Lila me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemajl Minxhozin.
Minxhozi tha se kjo konsullatë nuk ka të bëjë me diplomaci politike.
“Por ka karakter shpirtëror për Gjakovën dhe personin që do të emërohet”, tha ai.
Kurse Mimoza Kusari – Lila tha se kjo zyre do të jetë një mundësi e re për koordinimin e planeve dhe projekteve zhvillimore kulturore, turistike dhe ekonomike.
“Tashmë jemi në rrugë të mbarë për rregullimin e infrastrukturës në zonën kufitare me theks të posaçëm në hapjen e pikave të reja kufitare që padyshim do jenë një mundësi e re sidomos për promovimin e vlerave të përbashkëta turistike”, tha Kusari-Lila./ Gazeta Fjala