Shqipëria luan me Gjermaninë në “Elbasan Arena”

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria dhe Gjermania do të përballen mes tyre në stadiumin “Elbasan Arena” por këtë herë në një ndeshje miqësore dhe të luajtur jo nga futbollistët aktualë por nga ish-lojtarët e viteve ’90 të të dyja Kombëtareve.

Ndeshja do të zhvillohet më 7 maj në “Elbasan Arena” ora 18:00.

Në përbërjen e ekipit gjerman mendohet se mund të jetë edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans-Peter Briegel së bashku me RudiVoller, Fredi Bobiç etj.

Shqipëria ka një kujtim të bukur ndaj gjermanëve pasi arriti t’ju merte një barazim historik 0-0, më 17 dhjetor 1967 në “Qemal Stafa” e që solli moskualifikimin e gjermanëve në finalet e “Euro 1968”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-luan-me-gjermanine-ne-elbasan-arena/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala