Shqipëria largoi tre trajnerë kundërshtarë në katër takime

Shqipëria është bërë një “vrasëse trajnerësh”. Pasi “shkarkoi” Benton e Portugalisë dhe Advocaat të Serbisë, “kurbani” i radhës i kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi ka qënë trajneri i Armenisë, Bernard Challandes.
Drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit i kishin vënë ultimatumin teknikut të tyre: nëse humbet me Shqipërinë do të shkarkohet dhe një ditë pas humbjes 2-1 në “Elbasan Arena” palët kanë rënë dakord për prishjen konsensuale të kontratës, raporton Portali Albeu.
E njëjta gjë ndodhi kur Shqipëria mundi Portugalinë 0-1, Federata Portugeze e largoi trajnerin Bento duke e quajtur të papranueshme humbjen.
Pyetja që ngrejnë të gjithë tifozët është se kush do të jetë “kurbani” i rradhës i kuqezinjve?…/albeu