Shqipëria kushtëzon Bosnjën: Pranojeni Kosovën, ne votën për në NATO

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura për vendet që kërkojnë të anëtarësohet në NATO, kjo edhe për Bosnje Hercegovinë.
Gjatë takimit me homologun boshnjak Igor Crnadak, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi që ky shtet të njohë Kosovën shtet i pavarur.

Në këtë kuadër, Bushati i kërkoi kolegut të tij boshnjak mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale të A-5 dhe RACVIAC si dhe njohjen e saj si shtet i pavarur, shkruan shqiptarja.com

Po ashtu dy kryediplomatët u angazhuan për forcimin bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Gjatë takimit, dy ministrat e jashtëm biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në atë ekonomik dhe tregtar. Ata theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.

Gjithashtu, ministrat trajtuan çështjet e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e Procesit të Berlinit në prag të takimit të ardhshëm të Vjenës.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua mes dy Ministrave “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës mbi lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me Karta Identiteti”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-kushtezon-bosnjen-pranojeni-kosoven-ne-voten-per-ne-nato/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala