Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia – vende të sigurta

Autori:Avdyl Pajaziti

Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të emigrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për emigrantët, që posa kanë arritur, raporton AP.

Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre, transmeton Rel.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të emigrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-vende-te-sigurta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala