Shqipëria ka 88 mijë “dembelë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë publikimit të fundit të Anketës së Forcave te Punës për tremujorin e parë, INSTAT llogariti se, numri i personave të moshës 15-64 vjeç jashtë tregut të punës dhe që nuk po kërkojnë punë ose nuk janë të gatshëm për të punuar (ndryshe popullsia ekonomikisht jo-aktive) është 737.673 persona.

Më tej INSTAT referon se, 12% e këtyre personave ekonomikisht jo-aktivë të moshës 15-64 vjeç janë të papunë të dekurajuar, ndryshe mbi 88 mijë persona.

INSTAT shpjegon se, ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo aktivë, 10,2 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar, ndërsa në popullsinë më të rritur të moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 15,7 % të popullsisë ekonomikisht jo aktive të kësaj grup-moshe.

Të dekurajuarit klasifikohen ata individë që nuk janë duke kërkuar punë pasi mendojnë se nuk ka punë ose është një farë inferioriteti që ata ndjejnë ndaj punës, pasi mendojnë se, nuk kanë aftësitë e nevojshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-ka-88-mije-dembele/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala