Shqipëria i ka kërkuar Gjermanisë të mos i punësojë azilkërkuesit

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria shqiptare i ka kërkuar Gjermanisë që shtetasit shqiptarë që aplikojnë për azil të mos i punësojë, qoftë edhe part time.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se është kërkuar të hiqen faktorët nxitës të kërkesave për azil, transmeton Gazeta Fjala.

Këto faktorë kanë të bëjnë me punësimin e pjesshëm apo përfitimin në vlerë monetare të përmuajshme për azilkërkuesit.

Sipas Tahirit, qeveria gjermane po e shqyrton këtë kërkesë, pasi numri i azilkërkuesve shqiptarë ka arritur në shifra rekord./ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-i-ka-kerkuar-gjermanise-te-mos-i-punesoje-azilkerkuesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala