Shqipëria e rrezikuar nga katastrofat natyrore

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore, sipas raportit të vitit 2015.

Në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, “World Risk Report” ka realizuar një hartë ku ngjyrat flasin për rrezikshmërinë. Sa më e theksuar të jetë nuanca aq më i lartë është edhe risku që 173 vendet e botës të përfshihen në katastrofa natyrore, të tilla si përmbytje, thatësira, rrëshqitje dheu, apo rritje të nivelit të detit.

Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.01, më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Vendi ynë më pas ndiqet nga Holanda me indeksin 8.76, duke i lënë radhën Serbisë me 7.53.

Ndërkohë, sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin.

Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive natyrore, si përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati, apo  rrëshqitje dherash.

Ndërsa përballë këtyre fatkeqësive natyrore, 10 vendet më të sigurta në botë, janë:

Katari 0.1
Malta 0.61
Ishujt Barbados 1.16
Arabia Saudite 1.32
Grenada 1.44
Islanda 1.55
Kiribati 1.78
Bahrejni 1.81
Emiratet e Bashkuara Arabe 2.1 / Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperia-e-rrezikuar-nga-katastrofat-natyrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala