Shqipëri-Serbi, Vuçiç në dilemë për të qenë në “Elbasan Arena”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 Tetor për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Shefi i qeverisë së Beogradit bëri deklaratën e parë zyrtare rreth kësaj çështje, pas spekulimeve të shumta nëse do të udhëtonte drejt vendit tonë.

Vuçiç tha se “ende nuk e ka marrë një vendim për prezencën në ndeshje”, pavarësisht se “më parë kishte rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për të qenë i pranishëm”.

Kryeministri serb argumentoi se “dilemat për udhëtimin në Elbasan nuk lidhen me praninë e Hashim Thaçit, që ashtu si disa liderë të tjerë të rajonit do të jetë në stadium. Do ta vendos në ditët në vazhdim”.

Ai deklaroi se prezenca e zv.presidenit dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk e pengon, por “shtyrja lidhet me takime të rëndësishme ekonomike dhe politike”.

Ndër të tjera Vuçiç nuk u shpreh aspak i shqetësuar për sigurinë e përfaqësueses së vendit të tij në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë udhëtimit në Shqipëri përfaqësuesja serbe do të shoqërohet edhe nga forca sigurie nga Beogradi, raporton super sport./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperi-serbi-vucic-ne-dileme-per-te-qene-ne-elbasan-arena/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala