Shqipëri – Serbi, ky është mesazhi në biletën e ndeshjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një fushatë sensibilizuese ndaj të gjithë tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

FSHF dëshiron të përkujdeset që mos të ndodh asnjë incident në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë.

Në brendësi të biletës gjendet një mesazh i gjatë në të cilin përveç përkrahjes së kombëtares, kërkohet qytetari dhe sjellje model gjatë ndeshjes, e cila konsiderohet shumë delikate nga ana e FSHF’së.

Një sjellje jo e mirë kundrejt e tifozëve kundër skuadrës kundërshtare do të shuante ëndrrën e shkuarjes në Euro 2016.

11

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperi-serbi-ky-eshte-mesazhi-ne-bileten-e-ndeshjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala