Shqipëri-Armeni, futbollistët bënë dush me ujë të ftohtë?

Autori:Avdyl Pajaziti

Federata Shqiptare e Futbollit mund të marrë gjobë nga UEFA, për shkeljet që janë vërejtur në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni, e luajtur më 29 mars.

Përpos hyrjes në fushë të disa tifozëve, delegati i UEFA-s ka vënë re edhe disa probleme të tjera.

Burime pranë stadiumit të Elbasanit bëjnë me dije se, futbollistët e të dy ekipeve janë larë me ujë të ftohtë pas ndeshjes, një shkelje për të cilën Shqipëria ishte dënuar me rreth 15 mijë franga zvicerane pas takimit me Danimarkën po në “Elbasan Arena”.

Për momentin nuk ka asnjë reagim si nga FSHF-ja ashtu edhe nga drejtoria e stadiumit “elb asan Arena”. /albeu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shqiperi-armeni-futbollistet-bene-dush-me-uje-te-ftohte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala