Shpronësimi bllokon punimet në Fabrikën e Ujit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shumë prej 1 milion e gjysmë eurosh që ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka neglizhuar të paguajë për shpronësimin e 252 parcelave po ia pamundëson menaxhmentit aktual të kryejë punimet për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Menaxhmenti i kaluar nuk kishte respektuar afatet ligjore për bartjen e mjeteve në një xhirollogari të mirëbesimit në BQK ashtu siç e kërkon Ligji për Shpronësime.

Dhe tani kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet procesi i shpronësimit ende nuk është përmbyllur, pasi deri më tash vetëm 48 parcelave u janë kryer pagesat në shumën prej 366,044 eurosh.

Bordi i kaluar dhe ish-kryeshefi, Gjelosh Vataj, nuk kishin respektuar afatet ligjore për t’i bartur mjetet në një xhirollogari mirëbesimi në BQK e prej ku pastaj do t’u barteshin mjetet të gjithë personave, të cilët do të refuzonin pranimin e këtij kompensimi.

Ligji i Kompensimit, Neni 16, saktëson se nëse një person refuzon pranimin e këtij kompensimi, mjetet do të depozitohen në një xhirollogari mirëbesimi në BQK në emër të personit në fjalë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpronesimi-bllokon-punimet-ne-fabriken-e-ujit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala