Shpresa te sektori privat

Autori:Zekirja Shabani

Deklaratat e shumta të bëra nga Qeveria e re e Kosovës për fuqizim të sektorit privat, ka ngritur shpresat e këtyre të fundit se bizneset e tyre do të mund të zhvillohen. Megjithatë, ata kërkojnë që deklaratat e tilla të konkretizohen në përmirësimin e politikave fiskale.

Kompania “Frutex” nga Suhareka, është një ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike. Kjo kompani ka të punësuar mbi 60 punëtorë.

Pronari i saj, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani politikat e pafavorshme fiskale kanë dëmtuar ata, dhe se tani presin përmirësim të tyre. Ai rikujton se gati çdo vit flitet për fuqizim të sektorit privat, mirëpo nuk merren masa konkrete.

“Të shpresojmë se po ndërmerret diçka, ka vite e vite që këto çështje janë prolonguar. Është folur mjaft shumë për lehtësi fiskale, lirime nga taksat për lëndën e parë. Mosmarrja e masave nga autoritetet e Kosovës e ka penguar zhvillimin e bizneseve. Lehtësitë fiskale që po premtohen të bëhen për bizneset, vendet e rajonit tashmë i kanë zbatuar”, thotë Palushi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpresa-te-sektori-privat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala