“Shpëtim Robaj” e harruar nga pushteti (Foto)

Rruga “Shpëtim Robaj”, në Sofali të Prishtinës, tani i ngjason një liqeni të vogël. Aty me vite te tërë është duke qëndruar balta dhe uji.
Kalimin nëpër këtë rrugë po e kanë të vështirë banorët e këtij vendi . Madje ata nëpër këtë rrugë s’po mund të kalojnë as me vetura.
E në këtë vend deri tani nuk ka shkelur këmbë e pushtetit komunalë. Banorëve të këtij vendi çare nuk u kishte bërë as ish kryetari Isa Mustafa, por një hall deri tani nuk u ka bërë edhe kryetari aktual Shpend Ahmeti.
Disa nga banorët e kanë treguar për Gazetën Fjala se kanë dërguar me dhjetëra kërkesa në komunë për shtrim të rrugës, por siç thonë ata ende nuk kanë marr asnjë përgjigje.
Gazeta Fjala ka siguruar disa foto nga gjendja e kësaj rruge. /Gazeta Fjala/.