Shpërthim zjarri në Mekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 1.000 pelegrinë u evakuuan dhe dy të tjerë u plagosën, gjatë shpërthimit të një zjarri ditën e djeshme në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite.

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pasi vinçi i rrëzuar në xhaminë e madhe në Mekë shkaktoi mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se, zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katësh në lagjen Azizija, raporton AP.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shperthim-zjarri-ne-meke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala