Shpërthen sherri në AKR, Pacolli sulmon Kusarin-Lila

Njëri nga themeluesit e AKR-së, Rrahim Pacolli, i është përgjigjur Mimoza Kusarit, që ka deklaruar mbrëmë në Rubikon të KTV-së se do të themelojë parti të re.
Kusari –Lila: AKR-ja, subjekt me probleme serioze, do t’ia ndërrojmë identitetin
“Kusari-Lila dhe çdokush tjetër duhet ta kenë të qartë se për të ardhmen e AKR-së, mund të vendosin vetëm anëtarësia dhe strukturat e saj dhe assesi individ të caktuar kushdo qofshin ata, e aq më pak individ që janë përgjegjës për gjendjen jo të mirë të krijuar në AKR”, ka shkruar Pacolli, i cili ka shtuar se ai dhe shumë aktivistë të tjerë do të vazhdojnë angazhimin e tyre për fuqizimin e kësaj partie ku sipas tij, së shpejti, ajo do të kthehet fuqishëm në skenën politike me program dhe platformë për të ardhmen e vendit, transmeton Koha.net.