Shpërthen ngrohja në një shkollë në Pejë, dy nxënës dërgohen në QKUK (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në shkollën fillore “Dardania” në Pejë ka shpërthyer një gyp i ngrohjes, ndërsa si pasojë pesë nxënës janë lënduar. Dy prej tyre janë lënduar rëndë dhe si pasojë janë transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, ndërsa nxënësve të lënduar fillimisht i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Pejës, ndërsa për shkak të lëndimit dhe pas konstatimit të mjekëve, dy janë transferuar në QKUK.

Kështu njoftoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shperthen-ngrohja-ne-nje-shkolle-ne-peje-dy-nxenes-dergohen-ne-qkuk-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala