Shpërthen fruthi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të ndihen fillet e para të epidemisë së fruthit.
Tashmë janë infektuar më tepër se 100 persona. Infektimi ka kapluar pjesën më të madhe të Amerikës, pasi rastet janë shënuar si në perëndim, përkatësisht në Los Angeles, ashtu edhe në zonën e New Yorkut që gjendet në lindje.
Kjo gjendje ka alarmuar autoritetet shëndetësore amerikane të cilat kanë bërë thirrje tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët. Virusi që shpërndahet përmes ajrit po përhapet më së tepërmi gjatë udhëtimit. Kjo bën që të jetë vetëm çështje kohe kur ky fruthi të arrijë edhe në Evropë, për shkak të relacioneve të ngjeshura në mes Amerikës dhe kontinentit të vjetër.