Shpërthen Adelina Ismaili, akuza të rënda politikanëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj njerëzve që sipas saj kanë qenë në gjendje të shkatërrojnë gjithçka vetëm që ajo të jetë e dashura e tyre.
Pa përmendur emra, këngëtarja nëpërmjet faqes zyrtare të Facebookut ka thënë se në mesin e njerëzve që e kanë dëshiruar atë “ka ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë”, që vazhdimisht e kanë kërcënuar me publikimin e fotografive intime të saj.
“Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija do ta lyeja në ar. Por as kurrë nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e kurrë hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar me atë që unë e dua”, ka shkruar ajo,
Ajo në këtë akuzë të gjatë e ka lidhur edhe gjykatën ndërkombëtare të EULEX-it, që sipas saj, përbëhet nga “milicë të dështuar të shteteve të huaja që vet pyesin e vet përgjigjen”.
“Nëse dikush nga ju ka foto diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, incizimin tim, ju lutem dhe ju përgjërohem publikoni. Po ju pres tash e tetë vite”, ka shkruar më tej Adelina