Shpërblehen tatimpaguesit me të mirë të vitit

Autori:Avdyl Pajaziti

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit, këtë radhë për vitin 2014.

Qëllimi i këtij organizimi është që përmes këtij aktiviteti të shpërblehen kontribuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës, të rritet vetëdija e komunitetit të biznesit të vendit tonë rreth obligimeve të tyre fiskale ndaj shtetit, të fuqizohet komunikimi me Administratën Tatimore, të inkurajohen taksapaguesit që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre, si dhe të prezantohet para opinionit të gjerë publik se nga vijnë të ardhurat e Buxhetit të Kosovës.

Ky organizim do të mbahet sot nga ora 11:00, në Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38, në Prishtinë. O

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shperblehen-tatimpaguesit-me-te-mire-te-vitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala