Shpërblehen storjet më të mira të gazetarëve për varfërinë

Autori:Zekirja Shabani

Ekipi i Kombeve të Bashkuara-UNKT në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, të enjten kan shpërblyer gazetarët për raportimin më të mirë për varfërinë gjatë një viti.

Në këtë garë, fotoreporteri i KosovaPress-it Xhemail Sllovinja ka fituar çmimin e parë për fotografi për varfërinë, derisa për storien më të mirë televizive është shpërblyer gazetarja Merita Sekiraqa nga RTV21.

Për storje televizive juria ka shpërblyer edhe Majlinda Aliun nga RTK me cmim të dyte dhe çmimin e tretë Taulant Qenajn nga KTV.

Për media të shkruara, është shpallur fitues Besnik Krasniqi nga “Koha ditore” ndërsa çmimin për storien më të mirë në radio e ka fituar Serbeze Haxhiaj nga Radio Kosova. Çmimin në storien më të mirë të mediave online e ka fituar Gjeta Gjyshinca nga “Kosova 2.0”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shperblehen-storjet-me-te-mira-te-gazetareve-per-varferine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala