Shpendit s’po i pëlqen Deda

Autori:Avdyl Pajaziti

Deklaratat e Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, nuk po i pëlqejnë bashkëpartiakut të tij, Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Në një intervistë për RTV21, Ahmeti ka thënë se kur je pjesë e një grupacioni, nuk mund të flasësh në emër personal.

“VV ka Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë. Në momentin kur jam pjesë e një grupacioni nuk mund të flas vetëm në emrin e tij. Për shembull në kandidimin tim kanë punuar shumë njerëz dhe nuk është në rregull që të flas vetëm në emrin tim. Ky është diskurs. Ajo që ka thënë z. Deda i bie që nuk është program i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpendit-spo-i-pelqen-deda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala