Shpendit i miratohet buxheti

Pas më shumë se një orë diskutim për propozim buxhetin e vitit 2015, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës me 42 vota për dhe pesë kundër miratuan buxhetin për vitin 2015 dhe kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2015-2017.
Në seancën e jashtëzakonshme nuk ishte i pranishëm i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe sipas asamblistëve të pranishëm, buxheti prej rreth 62 milionë eurove nuk përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit.
Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu ka thënë se për herë të parë buxheti i propozuar prej 69 milionë eurove, i pa pranuar nga Ministria e Financave me arsyetimin se është përtej qarkores buxhetore, ka qenë buxhet që është kalukuar me regjistrimin e popullsisë
Sipas Buxhetit të miratuar në KK Prishtinë, të hyrat vetjake të planifikuara për vitin 2015 do të arkëtohen kryesisht nga taksa për leje ndërtimi dhe nga tatimi në pronën e paluajtshme. Burime sekondare të të hyrave do të jenë gjithashtu edhe të hyrat nga parkingu, shpronësimet e tokave komunale, legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe taksa për shfrytëzimin i sipërfaqeve publike.