Shpendi, pazare me opozitën për bordet

Autori:Avdyl Pajaziti

Politizimi i bordeve të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike është problem që është i shtrirë në gjithë Kosovën. Politika nuk po mundi t’i largojë duart as nga bordet e Ndërmarrjeve Komunale të Prishtinës. Ndonëse nuk ka asnjë kriter, i cili thotë se ketë kompani apo atë tjetrën duhet ta ketë kjo parti apo ajo, një gjë e tillë ndodhi në Prishtinë që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Të gjitha partitë e mëdha politike, pos LDK-së, që janë të përfshira në Asamblenë e Prishtinës, kanë pranuar se kanë pasur marrëveshje me Lëvizjen “Vetëvendosje” që t’i ndajnë bordet e Ndërmarrjeve Publike në mënyrë proporcionale.

Ani pse nuk janë poste politike, ndarjen e anëtarëve të bordeve në mes të partive e ka pranuar edhe shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Ylli Hoxha. Marrëveshja kishte ndodhur pas emërimit të Komisionit të Aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike, të cilët ishin votuar në Asamblenë e Prishtinës./Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpendi-pazare-me-opoziten-per-bordet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala