Shpendi i lë në lloç edhe këtë vit banorët e “Mati 1” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorëve të rrugës “Beqir Kastrati” në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë edhe pse iu është premtuar nga Komuna e Prishtinës së do tu shtrohet rruga, në pjesën e parë të këtij viti ajo nuk do të ndodh. Për shkak të mos shtrimit kjo rrugë është kthyer në një problem për banorët e kësaj pjesë. Tash e katër vite banorët përballën me pluhurin dhe lloçin gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durimishi, ka thënë për Telegrafin se rruga “Beqir Kastrati” dhe disa të tjera nuk janë shtruar për shkak se ka ndërtime në atë lagje.

“Ka përfunduar për këtë vit shtrimi i rrugicave me kubëza – në Mati 1 kanë mbetur edhe dy tri rrugë të tjera. Këtë vit nuk do të shtrohet me kubëza rruga Beqir Kastrati – atje vetëm mundemi me mirëmbajt me zhavorr”, tha Durmishi për Telegrafin.
Rruga_Beqir_Kastrati_21
Por banorët e kësaj rruge thonë se një ndër fajtorët se përse kanë mbetur në pluhur, përveç Komunës është edhe Kompania “Toning” e cila po ndërton një objekt banesor në këtë rrugë e i cili është duke u zvarritur me ndërtim për disa vite.

Një banor në këtë rrugë ka shkruar për Telegrafin duke thënë së ajo është e pa shtruar tash e katër vite.

“Banorët ka katër vite që po jetojnë si në Sahara, nga pluhuri. Fëmijët rrezikohen nga gropat e lëna të hapura. Kompania ‘Toning’ po neglizhon punimet e një ndërtese të filluar në rrugën ‘Muharrem Fejza’ e cila ka bllokuar rrugën tonë”, tha ai.
Rruga_Beqir_Kastrati_61
Sipas banorit, Komuna edhe pse ka paralajmëruar se kompanitë duhet t’i përmbahen afatit për përfundim të punimeve, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Rruga_Beqir_Kastrati

Ndërkaq, pronari i kompanisë “Toning”, Faton Hoxha, i cili ndërton objekte në këtë rrugë ka thënë se në këtë lagje janë shtruar rrugë edhe në pjesët ku janë bërë ndërtimet. Por ai nuk ka treguar për arsyet në vonesën e kryerjes së punimeve.

“Askush nga Komuna e Prishtinës gjegjësisht dikasteri përgjegjës për zhvillimin e infrastrukturës Drejtoria e Infrastrukturës (DI), nuk na ka kontaktuar/njoftuar ne, me qëllimin për ta shtruar rrugën në fjalë me kubëza betoni, janë shtruar tani më disa rrugë ku njëjtë janë duke u zhvilluar punime”, thotë ai për telegrafin.

Hoxha ka treguar se kompanitë që janë duke ndërtuar në atë rrugë me 30 dhjetor 2014 i kanë drejtuar Drejtorisë për infrastrukturë kërkesë, për shtrimin e rrugëve, ku Komuna u ka kthyer përgjigje më 15 janar 2015 se rrugët do të shtrohen gjatë këtij viti.

“Sa i përket zhegitjes së punimeve më lejoni të ju informoj se objekti as nuk është objekt publik e as nuk është duke u ndërtuar në prone publike që ne të jemi të detyruar t’iu përgjigjemi dikujt mbi zhegitjen apo jo të punimeve, ne dhe Komuna e dimë arsyen e zhegitjes dhe këtu përfundon diskutimi. Sa për transparence më lejoni të ju informoj se pjesa e tokës ku do duhej të ndërtohej rruga dhe gjithë infrastruktura tjetër përcjellëse tani më është prone publike, pra janë përfunduar procedurat e shpronësimit dhe DI-ja është e lire që të bëj çfarë të dojë me pronën që e ka në pronësi të përhershme, dhe ligjërisht është e obliguar që ta ndërtoj gjithë infrastrukturën para përfundimit të ndërtimit të objekteve investive”, ka thënë pronari i Kompanisë “Toning Faton Hoxha.

Rruga_Beqir_Kastrati_5
Ndryshe sipas burimeve të Telegrafit kompania “Toning: njërin objekt e ka filluar në tetor 2012 e tjetrin në tetor të 2014 të cilën nuk kanë përfunduar deri më tani. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpendi-i-le-ne-lloc-edhe-kete-vit-banoret-e-mati-1%e2%80%b3-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala