Shpendi dhe garazhet e PDK’së (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë fushtës zgjedhore, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeinspektori Xhalal Sveçla kishin kërcënuar ndërtuesit pa leje në kryeqytet.

Një “selam” të tillë ata i patën çuar edhe PDK’së. Bile, edhe konferncë mbajtën para garazheve të kësaj partie, të ndërtuara pa leje në qendër të Prishtinës.

Por, tani kur kanë kaluar mbi një vit qeverisë së Shpendit me Prishtinën, garazhet e PDK’së së Hashim Thaçit vazhdojnë të qëndrojnë të paprekura.

Madje, pas kaq shumë kohë rrënimin e tyre as që e kanë përmendur drejtuesit e komunës. Këto garazhe, që duket se nuk përdoren kurrë nga udhëhqësit e PDK’së janë të ndëruara pa leje në pronën e Odës Ekonomike të Kosovës. Në kohën e qeverisjës së Isa Mustafës këto garzhe ishin rrënuar, por janë ndërtuar përsëri .

Garazhet ishin ndërtuar gjatë verës dhe kryesisht në fundjava, ku edhe inspeksioni nuk punonte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpendi-dhe-garazhet-e-pdkse-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala