Shpendi blen 43 mijë euro rroba për punëtorët e Komunës

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e komunës së Prishtinës të gjithë do të vishen njësoj me rroba të reja. Kjo do të vlejë sidomos për punëtorët të cilët kanë punë me palë.

Punëtorët e Komunës tash e tutje do të jenë të detyruar të veshin uniforma për t’u dalluar nga palët e zakonshme.

Kjo pasi që, Komuna e Prishtinës, tashmë ka ‘goditur’ uniformat për punëtorët e saj.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “Puntex” në tenderin “furnizimi me uniforma për punëtorët e Komunës (punëtorët që komunikojnë me palë dhe të inspeksionit)”.

Sipas kontratës, për blerjen e këtyre uniformave Komuna do të paguajë 43 mijë e 188 euro.

Në këtë tenderë kanë ofertuar vetëm dy kompani dhe oferta më e shtrenjtë ishte në vlerë prej 46 mijë e 848 euro. /ORAinfo/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpendi-blen-43-mije-euro-rroba-per-punetoret-e-komunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala