Shpend Ahmeti ua arsyeton mungesat nxënësve (Foto)

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë, sot nuk kanë zhvilluar ose kanë zhvilluar pjesërisht mësim, pasi kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit për të festuar kualifikimin e përfaqësueses së Shqipërisë në futboll, për në “Euro 2016”.
Ata janë pritur edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ndër të tjera ka arsyetuar edhe mungesën e tyre në mësim.
“Kryetari, Shpend Ahmeti ndan disa çaste feste me nxënësit e Prishtinës, të cilët po e festonin kualifikimin e kombëtares”.
“Edhe pse normalisht do të duhej të ishin në shkollë, në rrethana të jashtëzakonshme edhe mungesat janë të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /lajmi.net