Shpend Ahmeti rrëzon shtëpitë e vjetra

Autori:Avdyl Pajaziti

Të hënën pritet të rrënohen shtëpitë që paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Kështu paralajmëron Komuna e Prishtinës përmes nj njoftimi të publikuar në faqen e saj në Facebook. Aty bëhet e ditur se në mëngjesin e së hënës fillojnë me rrënimin e tyre, por nuk saktësojnë cilat janë ato.

Mbetët të shihet se cilat objekte do rrënohen nga Drejtoria e Inspekcionit.

Dihet se në kryeqytet ka shumë shtëpi të vjetra e disa prej tyre edhe të mbrojtura me Ligj. As për to, e as për të tjerat deri më tani nuk janë bërë investime apo edhe konservimi i tyre.

Javën që po lëmë pas dy shtëpi të vjetra në kryeqytet u shemben duke shkaktuar edhe dëme materiale tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-rrezon-shtepite-e-vjetra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala