Shpend Ahmeti-Qeverisë: Boll ma!

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në Bruksel.

Ai në një postim në rrjetin Facebook, ka vlerësuar se me arritë në këtë gjendje të shtetit 16 vite pas 1999-ës, sipas tij, është shenjë e paaftësisë, korrupsionit, servilizmit e shumë e shumë të këqijave që siç thotë Ahmeti, na kanë sjellë, disa individë.

“Pasurimi i familjeve të tyre na e ka sjellë edhe asociacionin brenda Kosovës. Nuk kemi nevojë t’i durojmë pasurimin e tyre e as degradimin e shtetit më. Boll ma!”, ka përfunduar postimin Ahmeti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-qeverise-boll-ma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala