Shpend Ahmeti paguan 400 mijë euro kompaninë e kanalizimit (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti, ka shpërblyer me tenderë kompaninë që ka ofruar mbi 400 mijë euro më shtrenjtë për ndërtimin e kolektorit betonarme dhe kanalizimit fekal në rrugën mbi lumin “Prishtina”.

Shpërblimi i kompanisë më të shtrenjtë në krahasim me kompaninë më të lirë, është vlerësuar si e kundërligjshme nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që ndryshe njihet si ‘gjykata e tenderëve’, raporton ORAinfo.

OSHP e ka urdhëruar komunën e Prishtinës, që këtë tenderë të khejë edhe njëherë në rivlerësim.

“Paneli shqyrtues, pas shyqrtimit të shkresave të lëndës, raportit të vlerësimit të komisionit vlerësues të AK-së, shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve, analizës konkete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyetrues të cekur në ekspertizë, parashtresës së OE ankukes, parashtresës së AK-së, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor, konstaton dhe vlerëson se janë të qëndrueshme prentendimet e OE ankues, për faktin se AK-ja ka mundur që të kërkoj sqarime shtesë lidhur me qarkullimet bankare. Andaj paneli shqyrtues, duke pas parasysh edhe çmimin më të lirë të OE ankues (mbi 400,000.00 euro), vendosi që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ri-vlerësim dhe atë konform nenit 72 të LPP-së, AK-ja, t’i verfikoj qarkullimet bankare të OE ankues”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Ndryshe komuna e Prishtinës me këtë tenderë e kishte shpërblyetr kompaninë “Beni Com” ne vlerë prej 2 milionë e 601 mijë e 153 euro. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-paguan-400-mije-euro-kompanine-e-kanalizimit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala