Shpend Ahmeti numëron sukseset e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook ka postuar sukseset e për vitin 2015.

Ahmeti në këtë postim ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët sipas tij po e mundësojnë ndryshimin për ta rikthyer qytetin në gjendje normale.

“Mos harroni se qyteti ju takon juve qytetarëve. Ne jemi veçse në shërbimin tuaj. Urime Prishtinë, Urime Kosovë e na prift e mbara në ndryshimet e radhës”, ka thënë Ahmeti.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Po e përmbyllim edhe një vit në komunën e Prishtinës. Këto ditë kemi publikuar edhe raportin dyvjeçar me të gjitha detajet. Më poshtë janë vetëm disa nga punët që kemi bërë. Kemi edhe shumë punë për ta rimëkëmbur qytetin por mund ti them këto.

Ekipi qeverisës ka punuar me nder dhe sinqeritet, bashkë për ta rikthyer qytetin në gjendje normale. I falenderoj të gjithë ata nga zemra.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që po e mundësojnë ndryshimin. I falenderoj të gjithë ata që në përkrahin e edhe ata që na kritikojnë (pa kritikë nuk ka përparim).

Mos harroni se qyteti ju takon juve qytetarëve. Ne jemi veçse në shërbimin tuaj. Urime Prishtinë, Urime Kosovë e na prift e mbara në ndryshimet e radhës.

• Jane hapur 3 cerdhe te reja/
• Jane ndricuar 94 km rruge
• Jane ndertuar 175.43 km rruge
• Jane pastruar 120 deponi ilegale
• Jane rregulluar 131.42 km kanalizim fekal dhe 17.23 km kanalizim atmosferik
• Jane dhene 235 leje ndertimi
• Jane proceduar mbi 90 raste ne prokurori
• Jane investuar mbi 41.283.600 mil euro ne investime kapitale
• Eshte hapur tregu i prodhimeve vendore per 1200 bujq
• Jane mbajtur 95 diskutime publike me qytetare
• Jane mbjelle 3500 drure dekorativ dhe rikultivuar 17.244 m2 sip te gjelbra
• Jane mbjelle 602.685 lule sezonale dhe 95.470 lule shume vjecare
• Ka filluar shperndarja e nje shujte falas (kifle dhe qumesht)
• Eshte investuar ne pajisje shkollore, permiresim I infrastruktures shkollore
• Po behet perzgjedhja e drejtoreve me pjesemarrje ne komunitet
• Kemi filluar pilot projektin per digjitalizimin i ditareve
• Po pilotohet ne tri shkolla fillore mesimi gjitheditor
• Jane ndertuar kendet e leximit ne 12 shkolla
• Jane hapur vendet te reja te punes
• Jane dhene grante per biznese te vogla me HELP
• Eshte themeluar Fondi per Zhvillim Rural me shume prej EUR 3,5 milion per grante bujqeve qe fillon ne Janar 2016
• Eshte themeluar Qendra per keshillim ne karriere
• Eshte vendosur rregull ne planifikim urban
• Kemi filluar sherbimin online per informata te planeve rregulluese
• Kemi filluar procesi e legalizimit per 46,000 objekte pa leje
• Kane aplikuar shtepite me te medha projektuese per Projektin Kodrina
• Jane krijuar hapesira publike ne bashkepunim me qytetare – me UNHabitat ne projektin MindCraft
• Ka filluar punen E kiosku
• Eshte mundesuar casja online e tatimit ne prone
• Eshte vendosur sistemi I pritjes ne kadaster
• Jane furnizuar me vula te gjitha bashkesite lokale dhe tash nje pjese te sherbimeve te ofiqarise kryhen tek bashkesite lokale
• Eshte perfunduar programi aplikimi online per subvencione
• Eshte vendosur votimi digjital ne Kuvend Komunal
• Jane vendosur sensoret per matjen e ndotjes se ajrit
• Jane vendosur ashensoret dhe platformat levizese per persona me nevoja te vecanta ne QKMF dhe QMF
• Jane liruar nga pagessa rastet sociale
• Kane vazhduar vizitat e rregullta sistematike shendetesore ne shkolla
Po paguhen shpenzimet e varrimit për qytetarët e Prishtinës
Sot me 31 Dhjetor 2015 jane larguar familjet e vendosura ne kontejnere nga Fusha e Pajtimit dhe keto familje jane vendosur ne banesa, koston (qirane) e te cilave e paguan Komuna e Prishtines”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-numeron-sukseset-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala