Shpend Ahmeti: Nuk më intereson imazhi

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B të Klan Kosovës.

Me Ahmetin është duke u diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend.

Ai duke folur për imazhet e fundit të dhunës në kryeqytet është shprehur se atij nuk i intereson imazhi aq sa i intereson funksionimi i shtetit, njofton Klan Kosova.

“Kudo që shkoj Kosova nuk ka imazh të mirë, të gjithë e shohin Kosovën si vend ku ka shumë korrupsion dhe gjithmonë përmendet Serbia”.

“Mos të krijojmë iluzion të imazhit se thuajse imazhi i mirë ka ekzistuar gjithmonë. Qytete si Londra dhe Parisi kanë protesta të shumta”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-nuk-me-intereson-imazhi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala