Shpend Ahmeti mungon në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit të Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Komunës së Prishtinës është duke zhvilluar seancën e parë për këtë sezon, në të cilën ndër tjerash, ndër 14 pikat, pritet të shqyrtohet edhe propozim buxheti për vitin 2016 dhe shqyrtimi i kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2016-2018.

Megjithatë, në seancë ka munguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Telegrafi.

Dhe kjo mungesë sipas asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, tregon për shpërfilljen që po i bën kryetari Ahmeti, Kuvendit.

“Kryetari po e zgjedh rrugën e bojkotit institucional”, ka thënë Çelaj. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-mungon-ne-seancen-e-pare-vjeshtore-te-kuvendit-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala