Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë për adhuruesit e kinemasë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë për kryeqytetasit.
Ai nëpërmes rrjetit social Facebook ka treguar se është arritur marrëveshje në mes një kompanie kosovare dhe Cineplex për hapjen e kinemasë- multiplexit, që është e para e këtij lloji në Kosovë.
“Një lajm i mirë për Prishtinën. Sapo më informuan se është arritur marrëveshja në mes të një kompanie Kosovare dhe Cineplex për hapjen e kinemasë-multiplexit të parë në Kosovë në pranverën e vitit 2016. Prishtina bëhet pjesë e familjes së qyteteve me kinema me teknologjitë e fundit. Besoj se kompanitë do ti bëjnë publike detajet e këtij investimi dhe njëkohësisht ju uroj sukses në Prishtinë. Filmdashësve si puna ime ju uroj hapje sa më të shpejtë të kinemave”, ka shrkuar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/