Shpend Ahmeti fajëson ujësjellësin për gropat

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka fajësuar Ujësjellësin Regjional Prishtina për gropat dhe rrugët e prishura në Kryeqytet.

Në një reagim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se kanë kërkuar llogari nga ujësjellësi por se përgjigja ka qenë se ka shumë punë.

Lexojeni të plotë reagimin

Qe një kohë tani nga viti i kaluar Ujësjellësi Regjional Prishtina ka filluar punimet për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në disa lagje të Prishtinës. Kompania që e ka fituar tenderin në Ujësjellës është vonuar tepër shumë me punime. Disa herë komuna e Prishtinës ka kërkuar llogari nga Ujësjellësi mirëpo gjithmonë kemi marr arsyetimin që punimet janë vonuar sepse ka pas shumë punë.

Kësaj radhe ka dal edhe një problem tjetër e që janë kyçjet individuale të shtëpive të cilat ujësjellësi po thotë se nuk kane qenë të përfshira në projektin e financuar nga KfW, dhe se tani ata qytetarë nuk po pranojnë që puna të vazhdojë pa u bërë këto kyçje. Ujësjellësi ka paralajmëruar takime me banorët.

Ne edhe njëherë ju bëjmë thirrje edhe Ujësjellësit edhe Minsitrisë së Zhvillimit Ekonomik që mbikqyr këtë kompani që punimet të zhvillohen sa më shpejtë sepse punët e mbetura po shkaktojnë jashtëzakonisht shumë telashe për qytetarët e Prishtinës. Ne zotohemi edhe të ndihmojmë në përfundimin e punimeve por arsyetimet më po bëhen të tepërta nga ana e ujësjellësit.

Ne e dijmë rëndësinë e rrjetit të ujësjellësit në përmirësimin e furnizimit me ujë por puna jo serioze nga ujësjellësi dhe kompani të caktuara po e harxhojnë durimin e qytetarëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpend-ahmeti-fajeson-ujesjellesin-per-gropat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala