“Shpellë” në një rrugë të Vushtrrisë (Foto)

Ngjitur me rrugën magjistrale Prishtinë –Vushtrri- Mitrovicë, gjendet rruga “Lutfi Musiqi” që të dërgon në një prej lagjeve të Vushtrrisë. Në këtë rrugë ka mbetur e hapur një puset, e thellë aq sa do ta zinte pa problem një njeri me përmasa mesatare.
Rruga e asfaltuar, që duket se ka mbetur e papërfunduar tërësisht, po shihet si rrezik për banorët e kësaj lagjeje, raporton Gazeta Fjala.
Shkelzen Kajtazi, banor në këtë rrugë, thotë se të gjithë jemi të rrezikuar, sepse kjo rrugë është mjaft e frekuentuar, e për më shumë gjendet ngjitur me rrugën kryesore.
“Kjo vrimë është aq e madhe sa nuk rrezikon vetëm fëmijët, po edhe të rriturit. Ndjehemi të rrezikuar” ka thënë Kajtazi. /Gazeta Fjala/.