Shpella që ofron plazhin intim (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Hang En, në Vietnam, është shpella e tretë më e madhe në botë dhe madje ka klimën e vet karakteristike, një urë dhe një xhungël jashtë saj.

Nuk asnjë dyshim se ngritja e tendave për një kamp të vogël pushimesh do të ishte e pakrahasueshme me asgjë tjetër dhe do t’ju jepte një kënaqësi të veçantë në brigjet ujore aty.

Shpella është më shumë se 130 m e lartë dhe 150 m e gjerë. Madhësia e shpellës shkon sa një fushë e gjysmë futbolli.

Fotografi 48 vjeçar ndërmorri një aventurë të çmendur në eksplorim të kësaj shpelle  bashkë me disa turistë të tjerë, ndërsa realizoi disa foto të rralla nga kënde të veçanta në shpellë.

Larsit me origjinë nga Hamburgu i Gjermanisë iu desh të udhëtonte mbi ujin e ftohtë akullnajor për të mbërrituir deri te shpella.

E veçanta e shpellës nuk është vetëm madhësia e saj, por kushtet që ajo ofron  për nje plazh intim, larg vëmëndjes publike. Ju mund të ngrini një kamp të vogël pushimesh pranë një bregu në vijë të shkurtër ujore, përballë të cilit një vrimë e madhe lejon dritën e diellit të depërtojë e ti japë jetë shpellës.

169045

169046

169047

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpella-qe-ofron-plazhin-intim-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala