Shpallet shqiptarja e parë deputete në Kroaci

Autori:Gazeta Fjala

Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve në Kroaci, vendin në parlamentin e këtij shteti e ka siguruar edhe një shqiptare , Ermina Leka- Perlaska e cila ka prejardhjen nga Zymi i Hasit

Ajo ka fituar me në një diferencë prej tre votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar, Idriz Sulejmani.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpallet-shqiptarja-e-pare-deputete-ne-kroaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala