Shpallet konkursi për 15 prokurorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Është mbajtur takimi i nëntëdhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Mbledhja e nëntëdhjetegjashtë e KPK-së kishte si pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimin dhe miratimin e vendimit  për shpalljen e konkursit për prokurorë, në pajtim me nenin 110 (20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), Marrëveshjes së Parë lidhur me parimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, neni 4.1. 1.2. i nenit 17 dhe 18 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenin 19 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe nenin 3 të Rregullores për procesin e rekrutimit, emërimit dhe ri-emërimit të prokurorëve.

Pas diskutimeve, shtatë anëtaret e KPK-së pjesëmarrës të këtij takimi, unanimisht votuan që të shpallet konkursi për 15 pozita për prokurorë.

Konkursi do të shpallet me 25 mars 2015 dhe do të jetë i hapur deri me 25 maj 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shpallet-konkursi-per-15-pozita-per-prokurore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala