Shoqëria civile nesër marsh paqësor në Prishtinë

Organizatat e shoqërisë civile nesër në Prishtinë do të organizojnë marsh paqësor për adresimin e mesazheve për zhvillimet e fundit politike në vend.
“Ftoheni të përcillni konferencën për medie të organizuar nga disa organizata jo qeveritare, ku do të prezantohet plani për ‘Marshin paqësor’ që do të organizohet me 23 tetor 2015 duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Driton Selmanaj i KDI-së.
“Ky ‘Marsh paqësor’ do të organizohet për të adresuar mesazhet e Organizatave të Shoqërisë Civile për zhvillimet e fundit politike në vend”.