Shoqëria Civile kërkon transparencë në fondet publike

Autori:Zekirja Shabani

Përfaqësuesit e shoqërisë civile ankohen se Institucionet e shtetit nuk janë aspak transparent dhe korrekt në ndarjen e fondeve për Organizatat Jo Qeveritare.

Kështu kanë thënë ata të enjten në një konferencë për media të organizuar nga Qendra informative dhe kulturore e BE-së në Prishtinë.

Valdete Idrizi nga platforma CIVIKOS, iniciativë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, mendon se  mungon transparenca se si po planifikohen, menaxhohen fondet publike të dedikuara për këto organizata. Ajo dyshon se këto fonde  po keqpërdoren nga persona të caktuar.

“Përfitues të këtyre subvencioneve janë pothuajse çdo here  të njëjtat  organizata. Shumica e ministrive as që i bëjnë publike emrat e organizatave përfituese dhe se asnjëherë  nuk  jena të informuar  nga Ministria e Financave se sa është shuma totale që Qeveria e Kosovës i ndanë ose i jep për Shoqëritë Civile”, ka thënë Idrizi.

Edhe Hajrullah Çeku nga organizata jo-qeveritare, “Ec ma ndryshe” nuk është i kënaqur me ndarjen e subvencioneve për shumë arsye. Ai tha që i ndajnë këto fonde nuk bazohen te ndonjë kriter i veçantë dhe nuk janë aspak profesionist me rastin e dhënies se kësaj përkrahje financiare.

Sipas tij, diskriminohen organizata private sepse pjesa më e madhe e fondeve shkojnë për institucionet publike të Kosovës.

Ai tregon edhe se si  Ministria  e Kulturës çdo vit u shpërndanë subvencione njëqind organizatave të pavarura të kulturës duke mos u bazuar në ndonjë kriter, por vetëm që ti kënaqin të gjitha organizatat.

“Si pasoj e kësaj vjen që këto organizata nuk tregojnë ndonjë performance të mirë në realizimin e punës së tyre dhe se përfitimet për shtetin nga ana e tyre janë shumë të vogla”, ka thënë Çeku.

Ndërkaq, Rexhep Vasolli, drejtor i Integrimeve Evropiane në Ministrinë e Financave, tha që po bëhet përpjekje për krijimin e një  sistemi që do të sigurojë mbështetje financiare dhe do të ndihmojë që bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë të jetë sa më i suksesshëm.

“Ky sistem do të ndihmojë që procesi të jetë transparent për mënyrën dhe kriteret  e përzgjedhjes së përfituesit të këtyre subvencioneve”, është shprehur Vasolli.

Sipas të dhënave të prezantuara në këtë konferencë, donatorët kryesore që i përkrahin organizatat e shoqërisë civile në Kosovë janë institucionet ndërkombëtare me 74 për qind, ndërsa Qeveria e Kosovës me 9 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shoqeria-civile-kerkon-transparence-ne-fondet-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala