Shoqëria Civile dënon aktet e dhunës të përdorura në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata të shoqërisë civile janë bashkuar në një deklaratë, në të cilën shprehin shqetësimin për gjendjen politike të krijuar në vend. Ato dënojnë dhunën nga kushdo, duke e cilësuar si të papranueshme në demokraci.

Teksa kritikojnë mungesën e transparencës, ata vlerësojnë se gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike. Ndërsa, sipas organizatave të nënshkruara, thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e tyre:

Ne organizatat e shoqërisë civile, përmes kësaj deklarate reagojmë me shqetësim rreth gjendjes politike të krijuar në vend. Aktet e dhunës dhe gjuha nxitëse e shfaqur kohët e fundit kanë tensionuar situatën politike dhe paraqesin rrezik për përshkallëzim të mëtutjeshëm.

Në këtë kontekst, ne organizatat e shoqërisë civile, dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës të përdorur nga cilado palë e përfshirë në proces. Dhuna si mjet i veprimit politik është e papranueshme në sistemet me vlera demokratike. Ne vlerësojmë se mungesa e transparencës dhe gjithpërfshirjes në procese të rëndësishme për vendin, nuk duhet të jenë model i qeversisjes dhe vendimmarrjes institucionale në Kosovë.

Me qëllim që t’i ipet epilog gjendjes së krijuar, ne kërkojmë prej subjekteve politike si hisedarë në këtë proces, që të lëvizin nga pozicionet e tyre ekzistuese, të cilat përveçse nuk prodhojnë zgjidhje ato po përshkallëzojnë tensionin politik dhe e vënë në pikëpyetje perspektivën e vendit. Gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike.

Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike. Po ashtu, ne kërkojmë që në këtë proces të përfshihet edhe presidentja e vendit si garante e funksionimit kushtetues të institucioneve.

Organizatat e poshtëshënuara:

EC Ma Ndryshe

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

FondacioniiKosovëspërShoqëritëHapur (KFOS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP)

OJQ Konsumatori

Lëvizja FOL

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shoqeria-civile-denon-aktet-e-dhunes-te-perdorura-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala